Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën dhe Hercegovinën

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian (PE), që merren drejtpërdrejtë me Bosnjë dhe Hercegovinën, kanë paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar se duhet të ndërmarrë veprime konkrete kundër politikanëve që minojnë shtetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Romeo Franz, kryetar i delegacionit të PE-së për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe Paulo Rangel, raportues i përhershëm për Bosnjë e Hercegovinën, lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e festimit të Ditës së Republikës Sërpska më 9 janar.

“Janë shkelur disa vija të kuqe dhe është koha që komuniteti ndërkombëtar të shkojë përtej deklaratave të forta verbale dhe të ndërmarrë veprime konkrete dhe të shënjestruara kundër atyre që vazhdojnë të minojnë, me vetëdije dhe sistematikisht, rendin kushtetues dhe territorial të Bosnjë e Hercegovinës përmes fjalëve dhe veprave”, thanë dy përfaqësuesit evropianë.

Franz dhe Rangel vlerësuan se presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me deklaratat dhe veprimet e tij, “de-facto hodhi poshtë” marrëveshjen politike të 12 qershorit të vitit 2022, të cilën e kishte nënshkruar.

Në këtë drejtim, diplomatët evropianë i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion “sa i përket sanksioneve të shënjestruara dhe pezullimit të fondeve kundër aktorëve destabilizues në vend, përfshirë ata që kërcënojnë rendin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht Millorad Dodik”. Dy zyrtarët evropianë bënë thirrje për veprime të shpejta ndëshkuese.

“Përzgjedhja e Sarajevës lindore si vend për festimet e sivjetme më 9 janar konsiderohet si një akt veçmas cinik dhe provokues. Dënojmë ashpër edhe praninë e disa ministrave serbë, kryetarit të Parlamentit të Serbisë dhe – për herë të parë – të dy ministrave të Qeverisë teknike të Malit të Zi, që morën pjesë në këto ngjarje të paligjshme”, theksuan dy përfaqësuesit evropianë në deklaratën e përbashkët.

“Ne vazhdimisht kemi këmbëngulur se nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit dhe madhërim të kriminelëve të dënuar të luftës, gjë që është në mospërputhje me nocionet e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit të viktimave dhe të të mbijetuarve. Ata parandalojnë të gjitha përpjekjet për pajtim dhe rrezikojnë të zgjasin ndasitë e rrezikshme në vend”, thanë ata.

Të hënën, më 9 janar, u mbajt manifestimi “Dita e Republikës Sërpska”, të cilin, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës tri herë e ka shpallur jokushtetues, ndërkaq Komisioni i Venecias e ka shpallur diskriminues.

Si pjesë e kësaj ngjarjeje, presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i ka ndarë presidentit rus, Vladimir Putin, urdhrin e Republikës Sërpska. /REL

Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, ‘Për organizimin…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Reformë e administratës shtetërore, ndarje në institucione varësie dhe agjenci autonome

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrtoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, ‘Për organizimin…