Zonja e Parë, Armanda Begaj, merr pjesë në ecjen simbolike “Tetori Rozë”

Zonja e Parë, Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj, ka marrë pjesë sot në aktivitetet e organizuara nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA) në Berat nën moton “Fjongo Rozë me kujton”


Zonja e Parë, Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit Bajram Begaj, ka marrë pjesë sot në aktivitetet e organizuara nga Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA) në Berat nën moton “Fjongo Rozë me kujton”, në kuadër të muajit ndërgjegjësues për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe ecja simbolike që synon solidarizimin dhe ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, lidhur me këtë sëmundje dhe u bën thirrje atyre për të mos lënë pas dore kontrollet periodike që ndihmojnë në diagnostikimin në kohë të sëmundjes.

Ecja simbolike nisi në Urën e Goricës në Berat dhe vazhdoi deri në pedonalen në qendër të qytetit. Asaj iu bashkuan edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, zëvendësshefja e UNICEF-it në Shqipëri, Edina Kozma, kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, si dhe personalitete të tjera të jetës politike e publike.

Më pas Zonja e Parë Armanda Begaj, i dorëzoi trofeun simbolik “Vullnetar i Fiongos Rozë”, poetes shkodrane Arjola Zadrima për përballimin me dinjitet të sëmundjes dhe kthimin në simbol të kurajës për gra dhe vajza të tjera që përballen me këtë sfidë të vështirë.

“Me këtë çmim të “Vullnetarit të fjongos rozë” të falënderojmë që me dashurinë tënde për jetën ke vendosur ta jetosh çdo ditë atë si një sfidë, si një trofe dhe të frymëzosh cilindo nga ne për t’u bërë jo vetëm me njëra-tjetrën, por të gjithë bashkë, nënë, babë, grua, burrë, motër, vëlla, bija, bij, mikesha e miq që me kurajë, optimizëm e energji pozitive të luftojmë së bashku për jetën”, u shpreh Begaj.

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…