Një histori dashurie që lind në hijet e fundit të Luftës së Dytë Botërore

“Treni i fundit për në Berlin” nga Anila Bega Cohen

Anila Bega Cohen

Midis një vajze hebreje dhe një oficeri gjerman, marrëdhënia fillon si Sindroma e Stokholmit , një përplasje mes frikës, varësisë dhe nevojës për mbijetesë  por shndërrohet në diçka shumë më të thellë: një kërkim për shpëtim dhe për njeriun brenda vetes.

Me stil të ndjeshëm dhe introspektiv, Anila Bega Cohen, Specialiste Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme dhe autore e katër librave, sjell një rrëfim që flet për dashurinë përballë dhunës, ndërgjegjen përballë urdhrit dhe dritën përballë errësirës.

Pas tri botimeve te saj te para- “Venera”, “Novelat e Hannës” dhe “Lilly”, ky roman shënon pjekurinë e saj krijuese dhe një përqafim të dhimbshëm të së bukurës njerëzore në mes të tragjedisë.

Cili është mesazhi i librit?

Libri flet për njeriun, për mënyrën si ai qëndron përballë dhunës, frikës dhe dashurisë . Nuk është thjesht për një epokë historike, por për çdo moment kur ndërgjegjja vihet në provë. Mbi të gjitha, është një histori për shpëtimin e të tjerëve dhe të vetes.

Cili ishte momenti më i vështirë gjatë shkrimit?

Të mos gjykoja askënd!  Ishte e lehtë të shkruaja me zemër, por e vështirë të ruaja ekuilibrat mes emocioneve dhe realitetit

 A nuk është shkruar shumë për Holokaustin?

Holokausti nuk është vetëm një faqe historie, por është një pasqyrë ku ne shohim çfarë ndodh kur njeriu humb humanitetin. Çdo brez duhet ta tregojë përsëri, në mënyrën e vet. Dhimbja nuk trashëgohet si mençuria, fatkeqësisht. Historia e njerëzimit është ndërtuar mbi cikle që përsëriten sa herë harrojmë ta shikojmë tjetrin si njeri. Libri im nuk gjykon , nuk mban anë. Ai pyet… Dhe pyetja më e rëndësishme që mbetet është – A mëson njeriu ndonjëherë nga plagët e veta?

 

Lexo më shumë nga

Një histori dashurie që lind në hijet e fundit të Luftës së Dytë Botërore

"Treni i fundit për në Berlin" nga Anila Bega Cohen

Global 360

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Një histori dashurie që lind në hijet e fundit të Luftës së Dytë Botërore

"Treni i fundit për në Berlin" nga Anila Bega Cohen