A është pornografi Davidi?

Michelangelo Buonarroti e gdhendi statujën e Davidit mes viteve 1501-1504 porositur nga Katedralja e Firences. Statuja tërheq rreth 1.7 milionë vizitorë çdo vit në muze.


Muzeu i Firences që strehon kryeveprën e Michelangelo-s nga periudha e Rilindjes, Davidin, ftoi të dielën prindërit dhe nxënësit nga një shkollë në Florida për të vizituar muzeun pas ankesave se një leksion për statujën detyroi drejtoreshën e shkollës të jepte dorëheqjen.

Kryetari i Bashkisë së Firences Dario Nardella gjithashtu postoi një ftesë për drejtoreshën për ta vizituar skulpturën, në mënyrë që ai personalisht ta nderojë atë. Ngatërrimi i artit me pornografinë është “qesharak”, tha kryebashkiaku Nardella.

Bordi i Shkollës Klasike Tallahassee i bëri presion drejtoreshës Hope Carrasquilla të jepte dorëheqjen javën e kaluar pasi një imazh i Davidit u shfaq në një leksion arti me nxënës të klasës së gjashtë. Shkolla ka një rregullore që kërkon që prindërit të njoftohen paraprakisht për temat “të diskutueshme” që mësohen në shkollë.

 

Përgjigja italiane vë në dukje se si betejat kulturore në SHBA perceptohen shpesh në Evropë, ku pavarësisht nga një rritje e ndjenjave dhe qeverisjes së krahut të djathtë, periudha e Rilindja dhe kryeveprat e saj, madje edhe ato të zhveshura, janë përgjithësisht pa polemika. Faqja e parë e së dielës të së përditshmes Corriere della Sera paraqiste një karikaturë nga satiristi kryesor i saj që e sillte Davidin me organet e tij gjenitale të mbuluara nga një imazh i xhaxha Semit, që personifikon qeverinë amerikane, me fjalën “Turp”.

Zonja Carrasquilla beson se bordi e kishte vënë në shënjestër pasi tre prindër u ankuan për një leksion që përfshinte një foto të Davidit, një skulpturë mermeri lakuriq 5 metra e gjatë që daton nga viti 1504. Vepra, që konsiderohet si një nga kryeveprat e Rilindjes Italiane, paraqet Davidin biblik, që shkon të luftojë Goliathin, i armatosur vetëm me besimin e tij tek Zoti.

Zonja Carrasquilla tha se dy prindër u ankuan sepse nuk ishin njoftuar paraprakisht se në mësim do të shfaqej një skulpturë nudo, ndërsa një i tretë e quajti statujën e famshme si “vepër pornografike”.

Zonja Carrasquilla tha në një intervistë telefonike të dielën se është “shumë e nderuar” nga ftesat në Itali dhe ajo mund të pranojë të shkojë.

“Unë kam qenë në Firence më parë dhe e kam parë Davidin nga afër dhe personalisht, por do të doja të shkoja dhe të isha e ftuara e kryetarit të bashkisë.”

Cecilie Hollberg, drejtoresha e Gallerisë dell’Accademia, ku ndodhet skulptura e Davidit, shprehu habinë për polemikën.

“Të mendosh se Davidi mund të jetë pornografik do të thotë vërtet të mos kuptosh përmbajtjen e Biblës, të mos kuptosh kulturën perëndimore dhe të mos kuptosh artin e Rilindjes”.

Ajo ftoi drejtoreshën, bordin e shkollës, prindërit dhe nxënësit për të parë “pastërtinë” e statujës.

Tallahassee Classical është një shkollë që financohet nga taksapaguesit dhe funksionon pothuajse tërësisht në mënyrë të pavarur nga distrikti shkollor local. Ajo preferohet nga prindërit që kërkojnë një alternativë ndaj kurrikulës së shkollave publike.

Rreth 400 nxënës nga mosha parashkollore deri në klasën e 12-të ndjekin institucionin trevjeçar. Shkolla ndjek një kurrikul të hartuar nga Kolegji Hillsdale, një shkollë konservatore e krishterë në Miçigan, e konsultuar shpesh nga guvernatori i Floridës, Ron DeSantis për çështjet arsimore.

Barney Bishop, kryetar i bordit të shkollës Tallahassee Classical, u ka thënë gazetarëve se ndërsa fotografia e statujës luajti një rol në heqjen e drejtoreshës Carrasquilla, ai nuk ishte faktori i vetëm. Ai nuk ka pranuar të japë hollësi dhe e ka mbrojtur vendimin.

Disa prindër dhe mësues planifikojnë të protestojnë largimin e zonjës Carrasquilla në mbledhjen e bordit të shkollës të hënën mbrëma, por Carrasquilla tha se nuk është e sigurt se do ta pranonte kthimin në punë edhe nëse i ofrohej një gjë e tillë.

Michelangelo Buonarroti e gdhendi statujën e Davidit mes viteve 1501-1504 porositur nga Katedralja e Firences. Statuja tërheq rreth 1.7 milionë vizitorë çdo vit në muze.

“Është tepër e kërkuar nga amerikanët që duan të bëjnë “selfie” dhe të shijojnë bukurinë e kësaj statuje”, tha drejtoresha e muzeut Hollberg.

Muzeu, si shumë në Evropë, është falas për grupet studentore.  AP

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Bashkëpunimi në nivel vendor me Kosovën, Mazniku pret ambasadorin Durmishi

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Maznku, pret ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi.