Si u bë vrasës për llogari të Mossadit njeriu i besuar i Hitlerit

Historia e pabesueshme e Otto Skorzeny, nga një nazist i bindur në agjent të shërbimit izraelit


Ky është tamam një thriller i shërbimeve sekrete. Përpara 57 vitesh u zhduk pa gjurmë një shkencëtar raketash. Tashmë duket se është sqaruar fati i tij. Ai u vra për llogari të shërbimit sekret izraelit, Mossad.

Vrasësi ishte një nazist, një prej njerëzve më të besuar të Hitlerit. Duket e pabesueshme historia e Otto Skorzeny dhe shkencëtarit Heinz Krug. Por ajo është zbardhur tashmë falë gazetës së njohur izraelite, “Haaretz”, që i referohet burimeve të saj brenda Mossadit.

Ja si është historia:

Dr. Heinz Krug, që kishte punuar në kohën e nazistëve për legjendarin Wernher von Braun në programin e raketave, pas luftës do të prodhonte një raketë për Egjiptin.

Por më 11 shtator 1962, Dr. Krug, i njohur edhe si ‘Raketa Krug’ hipi me një të panjohur në një Mercedes 300 SE në Mynih. Më pas nuk u pa më. Izraeli donte me çdo kusht që të pengonte Egjiptin që të prodhonte një raketë. Mes vendeve mbizotëronte lufta dhe Izraeli i druhej një Holokausti të ri.

Por Dr. Krug i kishte besuar mikut të tij, Skorzeny. Ky i fundit ishte një mik i Hitlerit, kishte marrë prej tij Kryqin e Hekurt dhe Kryqin e Kalorësit. Skorzeny ishte ai që e solli Duçen në Mynih. Pas luftës, ai u arratis jashtë vendit.

Por Krug nuk e dinte se Skorzeny kishte ndërruar krah, por jo zanat. Tani punonte për Mossadin izraelit.

Ishte Skorzeny që u fut në Mercedes me Dr. Krug. Nga pas u vinte një makinë tjetër. “Janë truprojat e mia,” tha Skorzeny. Në një pyll, ai e ekzekutoi shkencëtarin. Pastaj tre agjentë të Mosadit i hodhën acid sipër trupit. Skorzeny vdiq nga kanceri në vitin 1975 në Madrid. Ai nuk dha kurrë llogari për krimet e tij./Bild

Franca, kontribut në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Me ftesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani e me mbështetjen e CEPEJ, projekti i përbashkët i Bashkimit…

Global 360

Po merrte pjesë në një ceremoni, rrëzohet Biden pasi u pengua në podium

Presidenti Joe Biden u pengua dhe u rrëzua teksa përfundonte dhënien e diplomave në fillimin e Akademisë së Forcave Ajrore…

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Pse është i shkëlqyer murali “Lionel Mesi” i Maximiliano Bagnasco

Lionel Mesi në fasadën e pallatit do të na frymezojë për dinjitetin personal

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.