Fundi i merituar i kriminelit nazist Adolf Eichmann

Eichman u lind, 117 vjet më parë, 19 mars 1906. U kap nga MOSSAD. U var më 1 qershor 1962 në Izrael


Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist

Adolf Eichmann, nje nga kriminelet me te larte naziste, u kap nga sherbimi inteligjent izraelit Mossad në Argjentinë, më 11 maj 1960 dhe më pas u shpall fajtor për krime lufte në një gjyq të publikuar gjerësisht në Jeruzalem, dhe u ekzekutua duke u varur, me 1 qershor 1962.

Dokumenti i rremë me të cilin Mossad i dha Eichmann në fluturimin El Al nga Buenos Aires në Jeruzalem

 

Adolf Eichmann nga qelia e tij e burgut në gjykatë, 1961 (Arkivat e Policisë së Izraelit)

 

Ai eshte nje nga organizatorët kryesorë të Holokaustit, ose “Zgjidhjes përfundimtare te çështjes hebraike”, sipas terminologjinë naziste.

Eicmann ka lindur ne Solingen, 117 vjet me pare, me 19 mars 1906.

Ky qytet njihet ne Gjemani si “Qyteti i thikave”, pasi prej shekujsh ka qene i njohur për prodhimin e shpatave, thikave, gërshërave ….

Nga frika e helmimit, Eichmann hante nga racionet ushqimore të policëve (Arkivat e Policisë së Izraelit)

 

Krimineli nazist me invencionet e tij te “dhomave te gazit” e tejkaloi trashegimine e qytetit te lindjes se tij per mjetet vrasese ….
Pas humbjes së Gjermanisë në 1945, Eichmann u kap nga forcat amerikane, por shpëtoi nga një kamp ndalimi dhe u fsheh neper Gjermani për të shmangur kapjen përsëri. Ai përfundoi në një fshat të vogël në Saksoninë e Poshtme, ku jetoi deri në vitin 1950.

Duke perdorur identitet fals si dhe me ndihmen e nje peshkopi katolik Alois Hudal ai projektoi arratisjen per ne Argjentine.

Eichmann u fsheh ne nje seri manastiresh jashte Gjermanise, qe konsideroheshin si strehim i sigurte per te. U nis nepermjet nje anijeje nga Genoa me 17 qershor 1950 dhe arriti ne Buenos Aires me 14 korrik 1950.

Fjala e fundit para ekzekutimit me varje: “Me konsideroni ne listat e viktimave hebreje”.

Litari i përdorur në ekzekutimin e Eichmann më 31 maj 1962 (Arkivi i Shërbimit të Burgut në Izrael)

Festivali “Marie Kraja”, Veliaj iu dhuron “Kullën e Sahatit” personaliteteve të Operas Botërore

Kryebashkiaku: Krenar për këtë traditë që është kthyer në trashëgimi të qytetit

Global 360

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit

Nga 300 të pranishmit në sallë votuan pro vetëm 141 ligjvënës, numër i pamjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

NATO shpëtoi Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe!

Ish-Ministri i Jashtëm: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë!

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Festivali “Marie Kraja”, Veliaj iu dhuron “Kullën e Sahatit” personaliteteve të Operas Botërore

Kryebashkiaku: Krenar për këtë traditë që është kthyer në trashëgimi të qytetit