“Ia arritëm, Xhovani… Pas 30 vitesh!!!”, letra që u la mbi varrin e Falkones pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra

Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo.


Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo.

Aty ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq: “Ia arritëm, Giova… Pas 30 vitesh!!!”. Në shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Vetëm një datë, 16 janar 2023. Saktësisht dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi 30 vjet pas masakrave në Capaci dhe që ndryshuan vendin. Më pas ishin të shumta letrat dhe dedikimet që lanë njerëz të tjerë pranë kishës ku është varrosur prokurori i njohur.

Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone këtë të martë. Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. “Një ditë e jashtëzakonshme”, ishte komenti i Fondacionit.

Oggi è una giornata straordinaria.
Un grande successo della Procura della Repubblica di Palermo e dell’Arma dei…

Posted by Fondazione Falcone on Monday, January 16, 2023

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në përvjetorin e 30-të. U jemi mirënjohës shtetit dhe institucioneve që në këtë ditë gëzimi jemi në anën e duhur. Nga njëra anë arrestimi i bosit të fundit të masakrës Matteo Messina Denaro, kriminelit dhe të arratisurit më të keq të Italisë, në tjetrën besimi dhe shpresa që fitojnë. Ishte një i ri maturant që la në varr kurorën e dafinës në shenjë angazhimi”, thuhet në mesazh.

Chiesa di San Domenico, Palermo. Sulla lapide della tomba di Giovanni Falcone, 16 gennaio 2023.

Posted by Fondazione Falcone on Tuesday, January 17, 2023

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Mete dhe Sejko takime me drejtues të BB dhe FMN, diskutime mbi thellimin e reformave

Ministri i Financave, Ervin Mete, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në nisje të takimeve të pranverës…