“La Voix du combattant”: Mbreti Zog, aroma e luleve me petale rozë dhe kontesha Geraldinë!

Media franceze: Geraldina Apponyi, “Hirushja moderne”, vajza e ish-marshallit të madh të Oborrit të perandorit Franz-Jozef.


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

Media franceze “La Voix du combattant” ka botuar, të shtunën e 12 shkurtit 1938, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me martesën e mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë, ku dhe ka rrëfyer asokohe disa detaje mbi sovranin e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

SHKRIMI I PLOTË

Parfum dehës

“Në familjet mbretërore dhe princërore të Evropës fryn një fllad dasmash.

Kështu, mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i njohur si Zogu I, bir i pastër i vendit, së shpejti do të martohet me konteshën e bukur hungareze Geraldinë Apponyi, “Hirushen moderne”, vajzën e ish-marshallit të madh të Oborrit të perandorit Franz-Jozef.

Mbreti Zog jeton, i tërhequr, në pallatin e tij të Tiranës, i rrethuar nga kopshte të mrekullueshme trëndafilash. Dhe ky burrë, energjik, nganjëherë edhe brutal, gjallëron kur flet, para vizitorëve, për trëndafilat e të tij të dashur.

Kur është i bindur, ai luan këtë eksperiencë të vogël origjinale : me sy të mbyllur, thjeshtë falë parfumit, ai di të njohë njëzet e shtatë specialitete trëndafilash që një armatë kopshtarësh mirëmban në oborrin mbretëror.

Mbreti Zog nuk merr kurrë një vendim pa ndjerë aromën marramendëse të luleve të bukura me petale rozë ose të kuqe.

Dhe njëra prej tyre, pa dyshim, lëshoi një parfum më delikat dhe më dehës që dy qenie, tashmë, do ta ndjejnë së bashku!”.

 

 

 

Manastirliu: Investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi gjimnazin “Kolë Idromeno” në Shkodër.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Manastirliu: Investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi gjimnazin “Kolë Idromeno” në Shkodër.